top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MITROVICË: U PEZULLUAN NGA DETYRAT HETUESIT SHKËLQIM OSMANI DHE FIKRIJE IMERI NË LIDHJE ME NGJARJEN KRIMINALE QË LIDHET ME VJEDHJEN E NJË ARME ZJARRI NGA NJË I NDALUAR NË ZYRAT POLICORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Mitrovicë, Republika e Kosovës | Autoritetet përgjegjëse pezulluan nga detyra me afat kohor 72 orë:

1- Znj. Fikrije Imeri.

2- Z. Shkëlqim Osmani.

 

Ata ushtrojnë funksionet e hetuesve.

 

Pezullimi i tyre u krye me qëllim kryerjen e veprimeve proceduriale që lidhen me shkelje të rënda të procedurave standarde vepruese (operative).

 

Mbështeur mbi hetimet paraprake kumtohet se hetuesi Shkëlqim Osmani la vetëm në zyrë një të dyshuar si të përfshirë në shkelje penale.

 

Hetuesja Fikrije Imeri la armën e zjarrit (pistoletë) në çantën vetjake dhe kishte doli jashtë nga zyra, por, pa e siguruar armën e zjarrit mbështetur mbi protokollet në fuqi.


I dyshuari, duke parë rrethanat e favorshme e mori armën e zjarrit dhe e fshehu në trup.

 

Ai u transferua në një stacion tjetër policor në Mitrovicë të Veriut, por, atje, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua arma e zjarrit të cilën e pat vjedhur në zyrën policore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page