top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MAMURRAS: U ARRESTUA ERMAL LLOZHI | MBËSHTETUR MBI TË DHËNAT PENALE TË MBLEDHURA NË RRUGË AGJENTURORE POLICIA E SHTETIT I KONTROLLOI BANESËN KU GJETI NJË ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Mamurras, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ermal Llozhi, me moshë 36 vjeç.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Information”.


Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

 

Në pranga është vënë 36-vjeçari E. Ll., që mbante armën dhe municionin luftarak në banesën e tij, në Mamurras.

 

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page