top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E SHTETIT KREU EKSTRADIMIN NGA EMIRATI I DUBAIT NË DREJTIM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË TË DËNUARIT ME BURG PËRJETË FLORENC ÇAPJA | AKUZOHET PËR VRASJEN E NEZIR BEQIRIT DHE GENTJAN BEQIRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 2
  • 3 min read

Updated: May 3

ree

Emirati i Dubait, Emiratet e Bashkuara Arabe | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit kryen aktin e ekstradimit nga Emirati i Dubait në drejtim të Republikës së Shqipërisë të:

1- Z. Florenc Çapja, me moshë 44 vjeç, i lindur në Elbasan.

 

Ndaj tij është shqiptuar një vendim penal i formës së prerë (Apel) me anë të cilit është dënuar me heqje të përjetshme të lirisë, i akuzuar për vrasjen e:

1- Z. Nezir Beqiri.

2- Z. Gentjan Beqiri.

 

Njoftim | Policia e Shtetit/ Ekstradohet nga Dubai, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 

44-vjeçari, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.

 

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan.

 

44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë.

 

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për vijimin e operacioneve policore me objektiv lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në lidhje me dënimin penal | Gjykata e Posaçme e Apelit, me vendimin penal të datës 15 nëntor 2023, ka lënë në fuqi vendimin e 19 prillit të atij vitit të GjKKO-së për dënimin me burgim të përjetshëm të:

1- Z. Ardian Çapja.

2- Z. Florenc Çapja.

 

I dënuar është edhe:

1- Z. Olsi Leku.

 

Ata u akuzuan se vranë:

1- Z. Nezir Beqiri.

2- Z. Gentian Beqiri.

 

Me 15 vjet heqje lirie u dënua:

1- Z. Ervis Bardhi.

 

Me 25 vjet heqje lirie u dënua:

1- Z. Klajdi Dekolli.

2- Z. Etjen Cani.

 

Vendimi penal u shqiptua nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët:

1- Florjan Kalaja.

2- Igerta Hysi.

3- Miliana Muça.

 

Z. Ardian Çapja u dënua për veprat penale të parashikuara si:

1- Vrasje në rretha

na të tjera cilësuese”.

2- Grup i strukturuar kriminal”.

3- Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

4- Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

 

Për të njëjtat vepra penale, do të vuaj dënimin me burgim të përjetshëm edhe:

1- Z. Florenc Çapja.

2- Z. Olsi Leku.

 

Ndërsa anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal (z. Ervis Bardhi; z. Klajdi Dekolli; z. Etjen Cani u dënuan për veprat penale të parshikuara si:

1- Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

2- Grup i strukturuar kriminal”.

 

{Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapja, për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

 

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapja për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

 

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapja për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

 

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri F.Ç. (alias Ç.), dënohet me burgim të përjetshëm.

 

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin F.Ç. (alias Ç.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë}.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree
ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page