PIKA E KALIMIT KUFITAR DURRËS | U ARRESTUA RINALDI AGO NGA DEVOLLI: AKUZOHET PËR KONTRABANDË MALLRASH; POLICIA I SEKUESTROI KAMIONIN NË CILËSINË E PROVËS MATERIALE ME KARAKTER KOMPROMENTUES PENAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 3
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Durrës, Shqipëri | Strukturat kufitare të Policisë së Shtetit arrestuan:
1. Z. Rinaldi Ago, me moshë 38 vjeç, nga Devolli.
Ai akuzohet për kontrabandë mallrash (116 celularë + 18 shishe verë).
Në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal iu sekuestrua kamioni.
Njoftim | Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme dhe operacionit “In”, shërbimet e Policisë Kufitare kryen kontrollin e një kamioni që drejtohej nga shtetasi R. A., banues në Devoll, në hyrje të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit, u gjetën 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara dhe pa fatura blerjeje.
Shtetasi R. A. dyshohet se kishte për qëllim t’i fuste mallrat në territorin shqiptar pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.
Pas veprimeve të mëtejshme hetimore, ai u arrestua në flagrancë dhe mallrat, së bashku me kamionin, pasaportën dhe celularin e të arrestuarit, u sekuestruan si prova materiale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments