TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË LAÇ | DISA TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 14 hours ago
- 2 min read

Laç, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Disa veta mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajm në përditësim, …
Me armë zjarri u qëllua edhe një shitëse ambulante e cila ndodhej në trotuar.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Një prej tyre gjendet në sallën e operimit në gjendje kritike për jetën.
Gjer më tash numëri i të plagosurve ka shukar pesë.
Të plagosur mbetën:
1- Z. Danjel Gjeloshi.
2- Z. Geraldo Keberi.
3- Z. Liridon Ismalaj.
4- Z. Amarildo Ndoci.
5- Angjelina Gjezaj (shitëse ambulante - shiste qirinj në rrugë).
Njoftim | Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments