FSHATI LEPENICË; VLORË | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME 3 TË PLAGOSUR (DREJTUESJA E AUTOMJETIT DHE 2 FËMIJË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 15 hours ago
- 1 min read

Fshati Lepenicë, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau paraditen e sotme në fshatin Lepenicë të Vlorës.
Një automjet tip “Renault” doli nga rruga dhe ra në lumë.
Tre veta mbetën të plagosur (drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të).
Njoftim | Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.
Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios