top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FSHATI NGUCAT; MALISHEVË | SHPEJTIM KRASNIQI U PROCEDUA PENALISHT.
Fshati Ngucat, Malishevë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Shpejtim Krasniqi, me moshë 34 vjeç. Ai konsiderohet i përfshirë në të shtëna me armë zjarri në ajër gjatë një ceremonie festive familjare. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Armë zjarri. 2- Disa gëzh
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | TËRMET 5 BALLË NË GRANADË.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Një tërmet 5 ballë goditi zonën Alhendin të Granadës, në rajonin jugor të Andaluzisë, Spanjë, në orën 1:40 të mëngjesit të kaluar, duke shkaktuar dëme materiale dhe rreth njëqind thirrje në shërbimin e urgjencës 112”. Kështu raportoi Instituti Kombëtar Gjeografik (IGN), i cili e rishikoi magnitudën, e cila fillimisht u vlerësua në 4.8 ballë. Tërmeti, me epiqendër në një thellësi prej 2 km, shkaktoi rrëzimin e kornizave, dëmtime në fasadat dhe ça
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): KONTROLLI I ÇËSHTJEVE CIVILE TË BREGUT PERËNDIMOR KALON NGA FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) TE POLICIA.
Jeruzalem, Izrael | “Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz) ka urdhëruar Forcën Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të përgatisë një plan për të transferuar të gjitha përgjegjësitë e zbatimit të ligjit në lidhje me çështjet civile në vendbanime dhe midis popullsisë izraelite në Jude dhe Samari (Bregu Perëndimor) te policia izraelite”. Kështu njoftoi zyra e ministrit të Mbrojtjes Kac (Katz). “Detyra e IDF-së është të luftojë terrorizmin palestinez dhe të përqendrohet në mbrojtjen e k
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | QEVERIA E PRESIDENTES SË PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ NJOFTOI LIRIMIN E 131 TË BURGOSURVE POLITIKË.
Karakas, Venezuelë | “Gjykatat venezueliane u kanë dhënë alternativa ndaj paraburgimit 131 të burgosurve politikë, si pjesë e procesit të paqësimit dhe bashkëjetesës demokratike të promovuar nga autoritetet”. Kështu njoftoi Programi për Paqe dhe Bashkëjetesë Demokratike, i krijuar nga presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez. “Masat u miratuan nga gjykatat e Republikës, me kërkesë të Prokurorisë”, u tha në deklaratë. Masa ka të bëjë me individë të ndaluar për pjesëmar
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | KORPORTA SHUMËKOMBËSHE BRAZILIANE E KONTROLLUAR NGA SHTETI (PETROBRAS) POHOI ZBULIMIN E NAFTËS NË GRYKËDERDHJEN E LUMIT AMAZON NË NJË THELLËSI PREJ 2886 METRASH.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Korporata shumëkombëshe braziliane e kontrolluar nga shteti Petrobras (Petróleo Brasileiro SA) pohoi zbulimin e naftës në pusin Morpho, në pellgun Foz do Amazonas, grykëderdhja e lumit Amazon, një nga pesë zonat e të ashtuquajturit Margjina Ekuatoriale Braziliane. Pusi, i shpuar në ujëra ultra të thella, ndodhet afërsisht 175 kilometra larg bregdetit të shtetit të Amapas, në një thellësi prej 2886 metrash. Petrobras është operatori
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | NJË CISTERNË NAFTE EMIRATE U SULMUA NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | “Kompania Kombëtare e Naftës e Abu Dhabit pohoi se një nga anijet e saj u sulmua ndërsa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit mbrëmjen e së premtes, më 14 gusht”. Kështu raportoi agjencia zyrtare e lajmeve “Wam”. Incidenti nuk shkaktoi të lënduar. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | 7 TË VDEKUR NGA NJË SULM IZRAELIT.
Bejrut, Liban | “Një sulm nga avionët luftarakë të armikut ndaj një shtëpie në periferi të fshatit Ansar vrau shtatë persona dhe plagosi tre të tjerë dhe shkatërroi shtëpinë”. Kështu raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA). Ky është numri më i madh i viktimave që nga marrëveshjet e qershorit që sollën një armëpushim në armiqësitë midis Izraelit dhe organizatës terroriste Hezbollah. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007
Agjencia Telegrafike Vox
INDONEZI | TËRMET 7.7 BALLË; THELLËSIA FOKALE 10 KILOMETRA.
Xhakartë, Indonezi | “Një tërmet 7.7 ballë goditi Indonezinë lindore”. Kështu njoftoi Shërbimi Gjeologjik i ShBA-ës (USGS). Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 5:58 të mëngjesit sipas kohës vendore (21:58 GMT) në thellësi të cekët pranë ishullit Flores, ndodhej 68 kilometra larg qytetit Ende në provincën Nusa Tenggara Lindore. Aktualisht nuk ka raportime për dëme ose të lënduar. Arkipelagu i gjerë indonezian është subjekt i aktivitetit të shpeshtë sizmik dhe vullkanik
Agjencia Telegrafike Vox
NIKARAGUA | NË REGJIMIN E DIKTATORIT MARKSIST-LENINIST DANIEL ORTEGA DHE BASHKËSHORTES SË TIJ ROSARIO MURILLO KA TË PAKTËN 60 TË BURGOSUR POLITIKË; 23 PREJ TË CILËVE JANË TË ZHDUKUR.
Managua, Nikaragua | “Të paktën 60 kundërshtarë dhe kritikë të qeverisë së Nikaraguas janë aktualisht të ndaluar, përfshirë 23 të zhdukur me forcë”. Kështu raportoi Shoqata për Kujtesë dhe Drejtësi për Nikaraguan (AMJ). Të dhënat janë miratuar nga Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR). Që nga 31 korriku, grupi i monitorimit kishte dokumentuar 51 burra dhe nëntë gra të privuar nga liria për arsye politike. Midis tyre, 15 janë të moshuar dhe 23 janë të zhdukur
Agjencia Telegrafike Vox
LIBI | 11 KUFOMA U KONSTATUAN NË BREGUN E DETIT.
Tripoli, Libi | Qendra Kombëtare e Operacioneve e Rojës Bregdetare Italiane mori lajmin për një pamje në det pranë brigjeve të Libisë, afërsisht 57 milje detare nga Zuara, në zonën e përgjegjësisë së Shërbimit të Kërkimit dhe Diskutimit të Libisë. Pamja përfshinte njëmbëdhjetë trupa në një gjendje të avancuar dekompozimi, të raportuar nga një avion i operuar nga një OJQ. Raporti iu njoftua menjëherë autoritetit përgjegjës për koordinimin e shpëtimit në det në atë zonë. Nga z.
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | GJYKATA: 30 DITË BURG PËR SKËNDER LLUGIQIN; KËRKOI VERBALISHT PUSHKATIMIN E ISH-KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS RAMUSH HARADINAJ.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të pushtetit gjyqësor shqiptuan masë sigurimi “arrest në burg” me afat tridhjetë (30) ditor ndaj: 1- Z. Skënder Llugiqi; ai bëri thirrje verbale në Kuvendin e Republikës së Kosovës për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Deklaratë | “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiçi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”, - tha z. Llugiqi në sallën e Kuvendit teksa deputetët ishin
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | ISH-PROFESORI ME NGJYRË I UNIVERSITETIT TË KEMBRIXHIT XHEJSËN ARDEJ (JASON ARDAY) I AKUZUAR PËR PLAGJIATURË U KONSTATUA I VDEKUR.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Z. Xhejsën Ardej (Jason Arday), me moshë 41 vjeç, ish-profesor me ngjyrë i Universitetit të Kembrixhit, i akuzuar për plagjiaturë, u konstatua i vdekur. Ai dha dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë në fillim të këtij muaji mes një skandali të profilit të lartë plagjiature të shoqëruar me akuza për racizëm. Kështu raportoi enti mediatik vendor Skai Njuz (Sky News), duke cituar një deklaratë nga
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): IRANIN DO TA GODASIM RËNDË EKONOMIKISHT.
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin rëndë ekonomikisht”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për entin mediatik vendor Faks Njuz (Fox News) përpara se të merrte pjesë në një aktivitet në shtetin e Jorkut të Ri (New York). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DISLOKIMET AMERIKANE NË DET NUK JANË SHUMË TË GJATA.
Uashington, Amerikë | Për presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), nëntë muajt e kaluar në det nga ekuipazhi i anijes “Lincoln” nuk janë shumë, përkundrazi. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga media në lidhje me polemikat e fundit mbi kushtet e marinarëve në bordin e aeroplanmbajtëses, presidenti amerikan tha se vendosja nuk është shumë e gjatë. Ai shtoi më pas se anija luftarake “George Washington” po mbërrin për të zëvendësuar anijen “Linkoln”. Nga z. Erton Duka. © Copyrigh
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): IRANI U MUND RËNDË; NGUSHTICA E HORMUZIT SË SHPEJTI DO TË JETË TERRITOR AMERIKAN.
Uashington, Amerikë | “Irani është mposhtur rëndë dhe shumë shpejt ne do ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të ShBA-ës”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), duke folur në një aktivitet në shtetin e Jorkut të Ri, ku tha se asnjë anije nuk mund të shkojë atje nëse ne nuk e duam, duke kujtuar angazhimin e ushtrisë amerikane ndaj bllokadës iraniane. “Ne kemi ngritur një barrierë çeliku; nuk do ta lejojmë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore”, tha presidenti
Agjencia Telegrafike Vox
SERBI | GJYKATA: 30 DITË BURG PËR DUKAGJIN MAXHUNIN.
Beograd, Serbi | Strukturat vendore të pushtetit gjyqësor shqiptuan masë sigurimi “arrest në burg” me afat tridhjetë (30) ditor ndaj: 1- Z. Dukagjin Maxhuni, qytetar i Republikës së Kosovës, me origjinë nga Gjakova, i arrestuar në kufirin serbo-kroat. Ai dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile, dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, Gjakovë. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar proced
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ: PLAN KUNDËR NARKOTIKËVE NË KUFI ME REPUBLIKËN FEDERATIVE TË BRAZILIT.
La Paz, Bolivi | Bolivia ka nisur një plan sigurie në Guaiaramerin, një qytet në kufi me Brazilin, që synon të kundërshtojë zgjerimin e grupeve të huaja kriminale në territorin e saj, veçanërisht ato të lidhura me narkoterrorizmin nga vendi fqinj. Në javët e fundit, zona ka parë një rritje të dhunës, me dhjetë vrasje që i atribuohen Komandës së Kuqe (Comando Vermelho) dhe Komandës së Parë të Kryeqytetit (Primeiro Comando da Capital), dy organizatave kryesore të Brazilit, të c
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ: KËRKOJ FALJE PËR MUNGESËN E KARBURANTIT NË TREG; JAM I ZËNË ME LUFTËN KUNDËR MAFIES.
La Paz, Bolivi | Presidenti Rodrigo Paz, ka kërkuar falje për dështimin në zgjidhjen e krizës së karburantit që vazhdon të shkaktojë radhë të gjata në stacionet e benzinës. “Disa gjëra nuk po shkojnë aq shpejt sa do të donim”, tha presidenti Paz, duke siguruar se qeveria po punon për të rregulluar furnizimet. Ai denoncoi praninë e grupeve kriminale dhe mafive që, tha ai, po lufton qeveria, pa specifikuar se kujt i referohej ose si funksionojnë ato. Kompania shtetërore e naftë
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE VENDOSI GUR KILOMETRIK NË QEVERISJE; 94% E POPULLSISË JETON NË SKAMJE; KOMUNISTËT GJAKATARË JETOJNË NË LUKS.
Havanë, Kubë | “Varfëria ekstreme prek 94% të kubanezëve, ndërsa tetë nga dhjetë persona kanë humbur të paktën një vakt në gjashtë muajt e fundit për shkak të mungesës së parave ose ushqimit”. Kështu kumtoi Raporti IX mbi Gjendjen e të Drejtave Sociale në Kubë, i kryer nga Observatori Kubanez i të Drejtave të Njeriut (OCDH) dhe Observatori Kubanez i të Drejtave Sociale, bazuar në 1318 intervista të kryera në 79 bashki në të gjitha provincat. Sipas studimit, 95% e të intervist
Agjencia Telegrafike Vox
LAGJJA “ASTIR”; TIRANË | SIÇILJAN ÇAKRAJ (ÇAKRRI) U ARRESTUA.
Lagjja “Astir”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Siçiljan Çakraj (Çakrri), i biri i z. i Petrit Çakrri (subjekt nën hetim penal paraprak për përfshirje në rrëmbimin dhe në vrasjen e z. Renis Dobra, akt kriminal që konsiderohet se e vuri në zbatim me vëllezërit Bushgjokaj). Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin k
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | QEVERIA E PRESIDENTES SË PËRKOHSHËME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ DHA TRE LICENCA GAZI PËR KOMPANITË E HUAJA.
Karakas, Venezuelë | Qeveria u ka dhënë licenca tre kompanive të huaja për eksplorimin dhe prodhimin e gazit natyror. Gjigandi britanik i naftës BP, së bashku me XRG-në e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe UCC-në e Katarit, do të bashkëpunojnë në veçanti në zhvillimin e fazës 2 të fushës Loran, e cila ka mbetur e papërdorur për më shumë se 20 vjet. Në muajin qershor, qeveria e presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez i kishte dhënë tashmë kompanisë shumëkombëshe britan
Agjencia Telegrafike Vox
KONFEDERATA E ZVICRËS | ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E PUNËS (ILO): 67 MILIONË TË RINJ TË PAPUNË NË MBARË BOTËN; MË PAK VENDE PUNE PËR SHKAK TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE.
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Rimëkëmbja e tregut të punës së të rinjve pas Covid-it ngeci gjatë vitit të kaluar, dhe përhapja e inteligjencës artificiale rrezikon ta bëjë më të vështirë për shumë njerëz aksesin në punë tradicionale të linjës së parë, qoftë në zyra, fabrika apo tjetërkund. Në vitin 2025, shkalla globale e papunësisë së të rinjve u rrit në 12.4 përqind (67 milionë persona), nga 12.3 përqind në vitin 2023, ndërsa shkalla NEET arriti në 20 përqind, ekuivalen
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SHTËPIA E BARDHË: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) VENDOSI TARIFA 100% PËR IMPORTIN E DRONËVE.
Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa 100% për dronët e importuar”. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë. Masa prek dronët e madhësive të caktuara ose me aftësi specifike që konsiderohen veçanërisht të ndjeshme për qëllime të sigurisë kombëtare, si dhe disa komponentë kritikë të këtyre avionëve. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i i
Agjencia Telegrafike Vox
RUMANI | MINISTRIA E MBROJTJES: NJË DRON RA NË PYJET E TULKEAS DHE SHKATOI ZJARR.
Bukuresht, Rumani | “Një dron u rrëzua në një pyll në Qarkun Tulkea, duke shkaktuar zjarr”. Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes Kombëtare, duke shtuar se objektivi ajror nuk u zbulua nga sistemet e mbikëqyrjes me radar për shkak të lartësisë së ulët. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


