INDONEZI | TËRMET 7.7 BALLË; THELLËSIA FOKALE 10 KILOMETRA.

Xhakartë, Indonezi | “Një tërmet 7.7 ballë goditi Indonezinë lindore”.
Kështu njoftoi Shërbimi Gjeologjik i ShBA-ës (USGS).
Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 5:58 të mëngjesit sipas kohës vendore (21:58 GMT) në thellësi të cekët pranë ishullit Flores, ndodhej 68 kilometra larg qytetit Ende në provincën Nusa Tenggara Lindore.
Aktualisht nuk ka raportime për dëme ose të lënduar.
Arkipelagu i gjerë indonezian është subjekt i aktivitetit të shpeshtë sizmik dhe vullkanik për shkak të vendndodhjes së tij në Unazën e Zjarrit të Paqësorit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments