MBRETËRIA E SPANJËS | TËRMET 5 BALLË NË GRANADË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Një tërmet 5 ballë goditi zonën Alhendin të Granadës, në rajonin jugor të Andaluzisë, Spanjë, në orën 1:40 të mëngjesit të kaluar, duke shkaktuar dëme materiale dhe rreth njëqind thirrje në shërbimin e urgjencës 112”.
Kështu raportoi Instituti Kombëtar Gjeografik (IGN), i cili e rishikoi magnitudën, e cila fillimisht u vlerësua në 4.8 ballë.
Tërmeti, me epiqendër në një thellësi prej 2 km, shkaktoi rrëzimin e kornizave, dëmtime në fasadat dhe çatitë e ndërtesave, veçanërisht në Armila; disa banorë raportuan se objekte kanë rënë, sipas shërbimeve të emergjencës.
Megjithatë, nuk u raportuan të lënduar ose viktima.
Dridhja u ndje në të gjithë provincat e Granadës dhe Jaen, Almeria, Malaga dhe Kordobë (Cordoba).
Gjashtë minuta më vonë, u regjistrua një paslëkundje me magnitudë 2.6, me epiqendër në Gojar.
Dje, të premten, e njëjta zonë ishte goditur tashmë nga tre tërmete të tjera më të vogla.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments