PRISHTINË | GJYKATA: 30 DITË BURG PËR SKËNDER LLUGIQIN; KËRKOI VERBALISHT PUSHKATIMIN E ISH-KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS RAMUSH HARADINAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të pushtetit gjyqësor shqiptuan masë sigurimi “arrest në burg” me afat tridhjetë (30) ditor ndaj:
1- Z. Skënder Llugiqi; ai bëri thirrje verbale në Kuvendin e Republikës së Kosovës për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Deklaratë | “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiçi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”, - tha z. Llugiqi në sallën e Kuvendit teksa deputetët ishin përfshirë në sherr mes veti.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments