NIKARAGUA | NË REGJIMIN E DIKTATORIT MARKSIST-LENINIST DANIEL ORTEGA DHE BASHKËSHORTES SË TIJ ROSARIO MURILLO KA TË PAKTËN 60 TË BURGOSUR POLITIKË; 23 PREJ TË CILËVE JANË TË ZHDUKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Managua, Nikaragua | “Të paktën 60 kundërshtarë dhe kritikë të qeverisë së Nikaraguas janë aktualisht të ndaluar, përfshirë 23 të zhdukur me forcë”.
Kështu raportoi Shoqata për Kujtesë dhe Drejtësi për Nikaraguan (AMJ).
Të dhënat janë miratuar nga Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR).
Që nga 31 korriku, grupi i monitorimit kishte dokumentuar 51 burra dhe nëntë gra të privuar nga liria për arsye politike.
Midis tyre, 15 janë të moshuar dhe 23 janë të zhdukur.
Kjo shifër është rritur me 14 persona që nga raporti i fundit në muajin maj, megjithëse jo të gjitha arrestimet janë të kohëve të fundit.
Gjashtë nga rastet e reja përfshijnë anëtarë të familjes së ish-kongresmenit indigjen Miskito, Brukllin (Brooklyn) Rivera, i cili vdiq më 30 maj në paraburgim shtetëror.
Të gjashtë u arrestuan më 31 maj në Managua ndërsa përpiqeshin të merrnin trupin e udhëheqësit për varrim.
Gjatë tetë viteve të fundit, organizatat e lidhura me AMJ-në kanë dokumentuar 1506 arrestime për arsye politike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments