REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | KORPORTA SHUMËKOMBËSHE BRAZILIANE E KONTROLLUAR NGA SHTETI (PETROBRAS) POHOI ZBULIMIN E NAFTËS NË GRYKËDERDHJEN E LUMIT AMAZON NË NJË THELLËSI PREJ 2886 METRASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Korporata shumëkombëshe braziliane e kontrolluar nga shteti Petrobras (Petróleo Brasileiro SA) pohoi zbulimin e naftës në pusin Morpho, në pellgun Foz do Amazonas, grykëderdhja e lumit Amazon, një nga pesë zonat e të ashtuquajturit Margjina Ekuatoriale Braziliane.
Pusi, i shpuar në ujëra ultra të thella, ndodhet afërsisht 175 kilometra larg bregdetit të shtetit të Amapas, në një thellësi prej 2886 metrash.
Petrobras është operatori i bllokut FZA-M-59 dhe zotëron 100% të aksioneve.
Zbulimi vjen ndërsa kompania po përpiqet të rimbushë rezervat e saj, të cilat me ritmet aktuale të prodhimit mund të shterohen në pak më shumë se dhjetë vjet.
Sipas vlerësimeve të Agjencisë Kombëtare të Naftës (ANP), vetëm Foz do Amazonas mund të përmbajë afërsisht 30 miliardë fuçi.
Konfirmimi i pranisë së naftës në kufirin e ri mund të mbështesë investime të reja dhe të forcojë perspektivat e industrisë braziliane të naftës.
Megjithatë, perspektiva e shpimeve të reja në Margjinën Ekuatoriale kundërshtohet nga ambientalistët, të cilët denoncojnë rreziqet për ekosistemet detare dhe të Amazonës dhe bëjnë thirrje për më shumë kujdes në zgjerimin e industrisë braziliane të naftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments