top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | QEVERIA E PRESIDENTES SË PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ NJOFTOI LIRIMIN E 131 TË BURGOSURVE POLITIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Gjykatat venezueliane u kanë dhënë alternativa ndaj paraburgimit 131 të burgosurve politikë, si pjesë e procesit të paqësimit dhe bashkëjetesës demokratike të promovuar nga autoritetet”.


Kështu njoftoi Programi për Paqe dhe Bashkëjetesë Demokratike, i krijuar nga presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez.


Masat u miratuan nga gjykatat e Republikës, me kërkesë të Prokurorisë”, u tha në deklaratë.


Masa ka të bëjë me individë të ndaluar për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar ose të provuar në krime sipas ligjit venezuelian.


Vendimi erdhi pasi Programi u kërkoi organeve të drejtësisë penale të vlerësojnë situatën ligjore të individëve nën ndjekje penale ose të dënuar për krime që lidhen, sipas deklaratës, me sulme kundër institucioneve demokratike, paqes dhe zhvillimit të Republikës.


Emrat e 131 përfituesve, as kushtet e masave, nuk u zbuluan.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page