top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE VENDOSI GUR KILOMETRIK NË QEVERISJE; 94% E POPULLSISË JETON NË SKAMJE; KOMUNISTËT GJAKATARË JETOJNË NË LUKS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 minutes ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Varfëria ekstreme prek 94% të kubanezëve, ndërsa tetë nga dhjetë persona kanë humbur të paktën një vakt në gjashtë muajt e fundit për shkak të mungesës së parave ose ushqimit”.


Kështu kumtoi Raporti IX mbi Gjendjen e të Drejtave Sociale në Kubë, i kryer nga Observatori Kubanez i të Drejtave të Njeriut (OCDH) dhe Observatori Kubanez i të Drejtave Sociale, bazuar në 1318 intervista të kryera në 79 bashki në të gjitha provincat.


Sipas studimit, 95% e të intervistuarve e vlerësuan negativisht menaxhimin ekonomik dhe social të qeverisë së presidentit Miguel Diaz-Kanel (Canel) dhe kryeministrit Manuel Marrero Kruz (Cruz), ndërsa 73% e konsideruan atë shumë negativ.


Ndërprerjet e energjisë elektrike përmenden si problemi më urgjent nga 70% e të anketuarve, të ndjekura nga kriza ushqimore (52%) dhe kostoja e jetesës (45%).


Nëntëdhjetë e pesë përqind gjithashtu kanë një pikëpamje negative për rrjetin elektrik, 87% për mbledhjen e mbeturinave dhe 82% për spitalet.


Raporti vëren se 21% e popullsisë jeton në pasiguri strehimi dhe se 7% e shtëpive janë në rrezik shembjeje.


Sipas OCDH-së, përqindja e kubanezëve që jetojnë në varfëri ekstreme është rritur nga 61% në 94% në katër vjet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page