MBRETËRIA E BASHKUAR | ISH-PROFESORI ME NGJYRË I UNIVERSITETIT TË KEMBRIXHIT XHEJSËN ARDEJ (JASON ARDAY) I AKUZUAR PËR PLAGJIATURË U KONSTATUA I VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Xhejsën Ardej (Jason Arday), me moshë 41 vjeç, ish-profesor me ngjyrë i Universitetit të Kembrixhit, i akuzuar për plagjiaturë, u konstatua i vdekur.
Ai dha dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë në fillim të këtij muaji mes një skandali të profilit të lartë plagjiature të shoqëruar me akuza për racizëm.
Kështu raportoi enti mediatik vendor Skai Njuz (Sky News), duke cituar një deklaratë nga Shërbimi Metropolitan i Policisë së kryeqytetit.
Ai u bë profesori më i ri me ngjyrë i Universitetit të Kembrixhit në vitin 2023.
Vendimi pasoi një sërë raportimesh se ai plagjiatoi tezën e tij të doktoraturës në Universitetin Xhon Murs (John Moores) të Liverpoolit.
Pretendime të tjera, përfshirë atë se ai vrapoi 600 milje në gjashtë ditë dhe mblodhi miliona për bamirësi, janë gjithashtu nën shqyrtim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments