VENEZUELË | QEVERIA E PRESIDENTES SË PËRKOHSHËME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ DHA TRE LICENCA GAZI PËR KOMPANITË E HUAJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 minutes ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Qeveria u ka dhënë licenca tre kompanive të huaja për eksplorimin dhe prodhimin e gazit natyror.
Gjigandi britanik i naftës BP, së bashku me XRG-në e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe UCC-në e Katarit, do të bashkëpunojnë në veçanti në zhvillimin e fazës 2 të fushës Loran, e cila ka mbetur e papërdorur për më shumë se 20 vjet.
Në muajin qershor, qeveria e presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez i kishte dhënë tashmë kompanisë shumëkombëshe britanike Shell licencën për fazën 1 të Loran-it.
Vendndodhja, në verilindje të vendit, është shtëpia e shtatë fushave të gazit natyror, gjashtë prej të cilave janë në det të hapur.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të koncesionit, të transmetuar nga kanali publik “VTV”, presidentja e përkohshme Rodriguez deklaroi se do të punonte për të siguruar që vendi i saj të mos ishte më vetëm një eksportues nafte, por edhe një eksportues gazi.
Pas kapjes rob nga ushtria amerikane të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro në muajin janar, Karakasi iu dorëzua presionit nga Uashingtoni dhe reformoi ligjin e energjisë të Venezuelës në mënyrë që kompanitë amerikane dhe të huaja të mund të përfitonin nga nafta dhe burimet e tjera të mëdha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments