top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


FUSHË-KRUJË | U ARRESTUA PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT LUTFI DERVISHI.
Fushë-Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në Policinë e Shtetit strukturat përgjegjëse të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore arrestuan: 1- Punonjësin e Policisë së Shtetit Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, i cili mbulonte zonën e Fushë-Krujës. Gjithashtu, u arrestuan edhe: 1- Z. Sabah Stafuka. 2- Z. Fatmir Stafuka. Njoftim | OPERACIONI “BASTI I FUNDIT” – TRE PERSONA TË ARRES
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | FJALA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT SKËNDER HITA GJATË CEREMONISË SË MARRJES NË DORËZIM TË 23 MOTOMJETEVE TË BLERA ME FONDE QË U JANË KONFISKUAR BANDAVE KRIMINALE.
Tiranë, Shqipëri | “Të nderuar kolegë në të gjithë vendin! Uniforma dhe misioni ynë lartësohen nga besimi i qytetarëve, si edhe nga angazhimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj në terren. Dua t’ju shoh në çdo rrugë e në çdo lagje, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë në çdo cep të vendit dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve, në shërbim dhe në ndihmë të tyre. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe
Agjencia Telegrafike Vox
SIRI | PRESIDENTI I PËRKOHSHËM AHMED AL-SHARA: ANGAZHIMI NDËRKOMBËTAR DUHET TA DETYROJË SHTETIN HEBRE TË KTHEHET NË MARRËVESHJEN E VITIT 1974.
Damask, Siri | Presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Shara mbajti një konferencë për shtyp me presidentin francez Emanuel Makron në Damask. “Pozicioni ynë është se baza për stabilitet të vërtetë kërkon angazhim ndërkombëtar që e detyron Izraelin të kthehet në marrëveshjen e vitit 1974”, tha presidenti Shaara. “Ai njoftoi një marrëveshje për shkëmbimin e ambasadorëve midis Damaskut dhe Parisit”. Kështu njoftoi enti mediatik izarelit “Ynet”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | A
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: KËRKOJ SQARIME NGA FBI-ja PËR ARRESTIMIN E TRAFIKANTIT TË DROGËS ISMAEL ZAMBADA.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum i ka kërkuar Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të japë sqarime mbi transferimin e trafikantit të drogës Ismael Zambada (i njohur rëndom edhe si El Maio) në ShBA-ës dhe përfshirjen e mundshme të agjentëve amerikanë në tokën meksikane pa autorizim. Ajo i ka udhëzuar Ministrisë së Punëve të Jashtme t'i kërkojë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (FGR)
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SULMET E FUNDIT AMERIKANE KUNDËR IRANIT JANË 4-5 HERË MË TË FORTA.
Uashington, Amerikë | “Sulmet e fundit të SHBA-së kundër Iranit ishin katër ose pesë herë më të fuqishme dhe shumë më të gjera se ato të dhjetë ditëve më parë”. Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar një zyrtar vendor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRIA E MBROJTJES: SULMET AMERIKANE SHKELIN MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT; DO TË KETË HAKMARRJE.
Teheran, Iran | Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shkelur vazhdimisht Memorandumin e Mirëkuptimit të dakordësuar dhe paralajmëroi për hakmarrje pas sulmeve të Uashingtonit ndaj objektivave në Ngushticën e Hormuzit. “Irani lëshon një paralajmërim serioz në lidhje me pasojat e shkeljes së traktatit nga Shtetet e Bashkuara dhe do të marrë masa vendimtare për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e saj kombëtare”. Kështu tha ministria në një deklaratë
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SHBA-ës SULMUAN INFRASTRUKTURËN DHE SISTEMET MBROJTËSE.
Uashington, Amerikë | “Ndër objektivat iraniane të sulmuara nga Shtetet e Bashkuara janë sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore, sistemet e mbikëqyrjes bregdetare, raketat tokë-ajër, vendet e raketave lundruese kundër anijeve, vendet e lëshimit të dronëve dhe objektet portuale”. Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar një zyrtar vendor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën
Agjencia Telegrafike Vox
MAROK | KARDINALI KRISTOBAL (CRISTOBAL) LOPEZ ROMERO I RABATIT PEZULLOI VETËVETEN NGA DETYRA; 5 GRA E AKUZOJNË PËR NGACMIME SEKSUALE.
Vatikan | Pesë gra e akuzojnë për sjellje të papërshtatshme seksuale. Vatikani ka hapur hetim. Kardinali Kristobal (Cristobal) Lopez Romero, me origjinë nga Spanja, por kryepeshkop i Rabatit në Marok, ka vendosur të japë dorëheqjen përkohësisht, të paktën derisa çështja të sqarohet. Çështja filloi me një hetim të agjencisë franceze të lajmeve “Afp” që zbuloi se të paktën pesë gra e akuzuan për sjellje të papërshtatshme seksuale. Agjencia franceze e lajmeve “Afp” mblodhi dëshm
Agjencia Telegrafike Vox
PAKISTAN | NJË AEROPLAN BOEING 737 ME 5 PASAGJERË U ZHDUK NGA RADARI.
Islamabad, Pakistan | Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një aeroplan mallrash Boeing 737 me pesë veta u zhduk nga radari mbi Pakistan. Aeroplani u zhduk nga radari të martën në mbrëmje, në perëndim të Karaçit, kryeqytetit të provincës Sindh. Aeroplani i K2 Airways po fluturonte nga Karaçi për në Sharjah kur afërsisht në orën 21:18 sipas orës vendore (19:18 sipas orës shqiptare), raportoi një problem me sistemin e tij të navigimit dhe iu dha udhëzimi të
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | NË SAMITIN E NATO-s REPUBLIKA ÇEKE U PËRFAQËSUA ME DY FIGURA; ME PRESIDENT DHE ME KRYEMINISTËR.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Në Samitin e NATO-s në Ankara, Republika Çeke u përfaqësua nga dy figura të ndryshme, nga kryeministri Andrej Babis dhe presidenti Petr Pavel. Presidenti Petr Pavel iu bashkua delegacionit çek pas një vendimi gjykate, pavarësisht vendimit fillestar të kryeministrit për ta përjashtuar atë. Në foton familjare të udhëheqësve, dy zyrtarët çekë ishin vendosur në pozicionet më të largëta, duke nxjerrë në pah dallimet e tyre. Kryeministri Babis ka një qëndr
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | ENDRJU (ANDREW) BOLLAND U DENONCUA SI PERSON I ZHDUKUR.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Z. Endrju (Andrew) Bolland, me moshë 36 vjeç, qytetar amerikan, ka humbur lidhjet me familjen. Deklaratë | Që nga 22 maji ai është i humbur. Kemi humbur çdo kontakt me të dhe mendojmë se mund të jetë pa ndihmë, tha ai ati, z. Arden Bolland. Lajm në përditësim, ... 👇👇👇 Z. Endrju (Andrew) Bolland u gjet në fshatin Shirokë. Ta
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | NATO-ja DHE ALEATËT PREMTUAN 40 MILIARDË $ GJATË PESË VITEVE PËR MBROJTJE KUNDËR DRONËVE.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Vendet anëtare të NATO-s kanë njoftuar se do të investojnë më shumë se 40 miliardë $ në kapacitetet mbrojtëse nga dronët gjatë pesë viteve të ardhshme. Ato gjithashtu synojnë të trajnojnë pesë herë më shumë operatorë dronësh deri në fund të vitit 2027. Për të lehtësuar prokurimin e shpejtë, NATO-ja do të krijojë një platformë të dedikuar për sistemet e mbrojtjes nga dronët që do të sigurojë që këto sisteme të jenë të testuara nga NATO, në përputhje m
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës ANULUAN LICENCËN E SHITJES SË NAFTËS IRANIANE.
Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e anulojnë (revokojnë) përjashtimin iranian të 21 qershorit për naftën, i cili autorizoi prodhimin, dërgesën dhe shitjen e naftës bruto. “Siç e kanë deklaruar vazhdimisht presidenti Tramp (Trump) dhe administrata, memorandumi ekzistues i mirëkuptimit me Iranin është tërësisht i bazuar në rezultate; Irani do të përfitojë vetëm nëse tregon sjellje të duhur”. Kështu njoftoi një zyrtar, duke theksuar se veprimet e Iranit në
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE (CENTCOM): NISËN SULME TË ASHPRA KUNDËR IRANIT.
Uashington, Amerikë | “ShBA-ës kanë nisur një seri sulmesh të rënda kundër Iranit”. Kështu njoftoi Komanda Qendrore (Centcom) - komanda rajonale përgjegjëse për Lindjen e Mesme. Sulmet thuhet se kishin për qëllim Iranin për t'i imponuar kosto të larta për synimin dhe sulmin ndaj anijeve tregtare me civilë të pafajshëm në bord në ujërat ndërkombëtare. Kjo vjen pas raportimeve për sulme ndaj tre anijeve cisternë në Ngushticën e Hormuzit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjenci
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: TAKIMI ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË NATO-s MARK RUTTE U PËRQENDRUA NË MBROJTJEN AJRORE DHE SITUATËN NË FRONT.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Ankara dhe e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e tij vetjake për Ukrainën dhe popullin ukrainas. “E informova Markun mbi pasojat e sulmeve ruse në qytetet dhe komunitetet ukrainase. Ne diskutuam mbrojtjen e popullit tonë nga kërcënimet balistike ruse dhe nevojën për dërgesa urgjente të raketave për sistemet e mb
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: ËSHTË KOHA PËR REVOLUCION INDUSTRIAL TË MBROJTJES.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Vetëm këtë mëngjes, u nënshkruan kontrata të reja të rëndësishme dhe u bënë njoftime të tjera të rëndësishme. Të gjitha me vlerë dhjetëra miliarda dollarë. Dhe në rritje. Për t'iu përgjigjur sfidave, na duhet një revolucion industrial në sektorin transatlantik të mbrojtjes. Zhurma e makinerive duhet të shndërrohet në një gjëmim. E di që mund të duket si ekzagjerim, por është e mundur. Ju kërkoj të bëni një hap të madh”. Kështu tha sekretari i përgji
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): MË PËLQEN KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI POR AJO NUK ISHTE ATY PËR NE.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Më pëlqen Xhorxha (Giorgia) Meloni, ajo është një person i mirë, por ajo nuk ishte aty për ne, për Iranin”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), në Ankara. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NATO-ja NA KA ZHGËNJYER.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Ne kemi investuar në NATO; aleatët duhet të jenë të gatshëm të japin një dorë. Italia, Gjermania dhe Franca, madje edhe Britania e Madhe, kanë refuzuar të ndihmojnë për Iranin”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump). “Po i testoja aleatët për Iranin”, tha presidenti Tramp (Trump) në Ankara. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): TËRHEQJE E MËTEJSHME E TRUPAVE NGA EVROPA?; DO TA SHOHIM.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Do ta shohim. Jam shumë i zhgënjyer me NATO-n”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Ankara, kur u pyet për një reduktim të mundshëm të mëtejshëm të trupave në Evropë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): GROENLANDA DUHET TË KONTROLLOHET NGA SHBA-ës; ËSHTË E RËNDËSISHME PËR SHBA-ës.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara; është e rëndësishme për ShBA-ës”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Ankara. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | EMILJAN BURBA U ARRESTUA.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestuan: 1- Z. Emiljan Burba. Njoftim | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet, E.B, i dyshuar si drejtues i një prej grupe
Agjencia Telegrafike Vox


FSHATI SOVJAN; MALIQ | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME NJË TË PLAGOSUR.
Fshati Sovjan, Maliq, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Si pasojë, pati të plagosur. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet nj
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | ERALD HEQIMAJ U ARRESTUA.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Erald Heqimaj, me moshë 33 vjeç. Njoftim | Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në l
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | MINISTRI I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): NUK MUND TË KETË TOLERANCË PËR SPIUNËT.
Romë, Itali | “Nuk mund të ketë tolerancë, veçanërisht kur përfshihen individë në pozicione përgjegjësie, për ata që kompromentojnë ose vënë në rrezik sigurinë e Republikës. Mbrojtja e sigurisë kombëtare, informacionit të klasifikuar dhe institucioneve është një interes parësor i Shtetit dhe nuk mund të tolerojë asnjë kompromis”. Kështu tha ministri i Mbrojtjes Guido Kroseto (Crosetto), duke përgëzuar gjyqësorin dhe hetuesit për operacionin ndaj spiunazhit të dyshuar. “Depart
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


