SERBI | GJYKATA: 30 DITË BURG PËR DUKAGJIN MAXHUNIN.

Beograd, Serbi | Strukturat vendore të pushtetit gjyqësor shqiptuan masë sigurimi “arrest në burg” me afat tridhjetë (30) ditor ndaj:
1- Z. Dukagjin Maxhuni, qytetar i Republikës së Kosovës, me origjinë nga Gjakova, i arrestuar në kufirin serbo-kroat.
Ai dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile, dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, Gjakovë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments