top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZVICRA: KOKA E STATUJËS SË RAMSESIT II-të E VJEDHUR 30 VJET MË PARË U RIATDHESUA NË EGJIPT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 22, 2024
  • 1 min read
ree

Kajro, Egjipt | Koka e një statuje të faraonit Ramses II që daton më shumë se 3400 vjet më parë )e vjedhur dhe e marrë jashtë vendit nga fundi i viteve 1980 dhe fillimi i viteve 1990), është riatdhesuar në Egjipt nga Zvicra.

 

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për shtyp nga Ministria e Antikiteteve të Egjiptit, duke shpjeguar se artefakti tani ndodhet në magazinat e Muzeut Egjiptian në Kajro, në pritje të punimeve të nevojshme restauruese dhe mirëmbajtjes përpara ekspozimit.

 

Siç shpjegohet nga ministria egjiptiane, koka e statujës, e vjedhur nga tempulli i Ramesses II në qytetin antik të Abidos (Abydos), në zonën qendrore të vendit, në veri-perëndim të Luksorit, u pa për herë të parë në vitin 2013 brenda një ekspozite në Londër, dhe më pas u transferua në Zvicër.

 

Egjipti arriti të demonstronte të drejtën e tij të pronësisë mbi artefaktin, i cili, me bashkëpunimin e autoriteteve zvicerane, iu dorëzua kështu ambasadës egjiptiane në Bernë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page