top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SIPËRMARRËSI BUJK FRIULIAN VDIQ: KOMPANINË U LA TRASHËGIM PUNONJËSVE TË TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 5, 2024
  • 2 min read
ree

Friuli, Itali | Ai premtoi se do t'ua linte gjithçka punonjësve të tij dhe kështu bëri.

 

Z. Piero Pittaro, një sipërmarrës friulian që vdiq në moshën 89-vjeçare më 24 mars 2024, vendosi t'u linte pjesën më të madhe të kantinës së tij të verës - e themeluar në fillim të viteve 1970 - 9 bashkëpunëtorët e tij të besuar.

 

Historia tregohet sot nga enti mediatik italian Lajmëtari i Venetos (Messaggero Veneto) dhe i Vogli (Il Piccolo).

 

Verëbërësi historik dhe krahu i djathtë i përjetshëm, eksperti i bujqësisë, llogaritari, shitësi, bodrumisti dhe njerëzit e vreshtit tani do të kujdesen për kompaninë.

 

Një dhuratë e vërtetë, e cila me hapjen e testamentit habiti të interesuarit, të gjithë banorët e zonës së Kodroipos (Codroipo), në Udine, të cilët kanë punuar në Vinjeti Pitaro (Vigneti Pittaro) për mbi 10 vjet.

 

Ata së shpejti do të krijojnë një kompani të re.

 

Kryesynimi është vazhdimësia dhe përmirësimi i markës, e cila mbetet friuliane, me 85 hektarë vreshta ndërmjet pronësisë dhe qirasë në Grave del Friuli, 300 mijë shishe të shitura çdo vit, 100 mijë prej të cilave janë verëra të gazuara dhe 200 mijë të tjera ende të bardha, dhe verërat e kuqe, me një peshë eksporti prej 35,40% dhe destinacione të privilegjuara janë Shtetet e Bashkuara, Singapori dhe BE-ja.

 

Kur bënim disa kontrolle në vreshta ose prova në bodrum, ai na thoshte, herë pas here në gjuhën friuliane: Us lassi dut a vualtris (Unë ju lë gjithçka juve), por sinqerisht menduam se Piero ishte duke bërë shaka - thotë z. Stefano Trinko (Trinco) për gazetat, prodhuesi i verës i grupit, i cili është edhe president i Doc Friuli - ka emocione të mëdha nga ana jonë, si dhe një falenderim të përgjegjshëm dhe sigurisht përkushtimin dhe ndërgjegjësimin për të çuar përpara kompaninë. Duke filluar me lançimin e asaj që kishte qenë një nga idetë e fundit të patriarkut Piero: krijimi i një vere të gazuar Blanc de Noir, e bërë natyrshëm me metodën klasike, e cila është firma e kompanisë, ekskluzivisht nga rrushi Pinot Noir.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page