PRINCESHA VIKTORIA E SUEDISË DO TË MARRË PJESË NË NJË KURS OFICERËSH: PËRGATIT TERRENIN PËR NË KRYE TË FORCAVE TË ARMATOSURA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26, 2024
- 1 min read
Stokholm, Suedi | Princesha Viktoria (Victoria), e destinuar të bëhet Mbretëresha e Suedisë, do të kthehet në shkollë në vjeshtë për të marrë pjesë një kurs përgatitor për t'u bërë oficer ushtrie.
Njoftimi i bërë nga Mbrojtja Suedeze nënvizon rëndësinë e këtij trajnimi, që zgjat rreth njëzet muaj, për t'i siguruar princeshës kualifikimet e nevojshme për rolin e saj të ardhshëm si përfaqësuese supreme e forcave të armatosura.
Babai i Viktorias, Mbreti Karl (Carl) XVI Gustaf, mban pozicionin e Admiralit në Marinë dhe Gjeneralit në Ushtri, dhe në Forcat Ajrore, dhe kjo traditë e përfshirjes në mbrojtjen suedeze është e rrënjosur në familjen mbretërore.
“Është pjesë e rolit të kreut të shtetit”. theksoi z. Johan T. Lindwall, një kronist ekspert i familjes mbretërore.
“Një ditë ajo do të jetë mbretëresha e Suedisë dhe për këtë arsye ajo duhet të ketë një kualifikim ushtarak. Ajo tashmë ka ndjekur disa kurse, i pari në vitin 2003. Edhe Princesha Estelle (e dyta në radhën e fronit) një ditë do të duhet të ndjeki të njëjtën rrugë si nëna”, shpjegoi z. Lindwall, i intervistuar nga transmetuesi publik suedez Svt.
Më 30 prill, mbreti i Suedisë, Karl (Carl) XVI Gustaf, do të mbushë 78 vjeç dhe në një intervistë të vitit të kaluar deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndryshe nga kushërira e tij, Margaret II, e cila abdikoi nga froni i Danimarkës janarin e kaluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































