ORA E NJERIUT MË TË PASUR QË U MBYT NË TITANIK U SHIT PËR 1.5 MILIONË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 28, 2024
- 1 min read
Ushington, Amerikë | Një orë ari e mbajtur nga z. Xhan Xhekoub Estour (John Jacob Astor) IV, njeriu më i pasur në bordin e Titanikut, është shitur në ankand për një shumë rekord prej afro 1.5 milionë dollarë.
“Ora u shit për dhjetë herë më shumë se çmimi i pritur i ankandit, duke vendosur një rekord të ri botëror për relikeve të Titanikut”, tha për entin mediatik CNN Endrju Olldrixh (Andrew Aldridge), drejtor menaxhues i shtëpisë së ankandit Henry Aldridge and Son.
Z. Estour (Astor) ishte një nga rreth 1500 njerëzit që vdiqën kur Titaniku u fundos më 15 prill 1912, pasi u përplas me një ajsberg.
Megjithatë, gruaja e tij shtatzënë, Madalena (Madeleine), mbijetoi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































