top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË MEKSIKË GJENDET VRIMA DETARE MË E THELLË NË BOTË: I KALON 420 METRA | ASKUSH NUK KA SHKUAR GJER NË FUND.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 6, 2024
  • 1 min read
ree

Meksikë | Sipas një studimi të botuar në revistën Frontiers in Marine Science, vrima blu e Taam Ja’ - e vendosur në Meksikë në gjirin Chetumal - i kalon 420 metra nën nivelin e detit dhe për këtë arsye është pozicionuar si struktura më e thellë gjeologjike e këtij lloji në botë.

 

Matjet u zhvilluan më 6 dhe 13 dhjetor 2023 duke përdorur një sondë CTD në gropën e vendosur në Zonën e Mbrojtur Natyrore të Sanctuary Manatí, 19.2 km nga qyteti i Çetumal (Chetumal), kryeqyteti i shtetit të Kuintana (Quintana) Roo.

 

Pavarësisht përdorimit të mjeteve të avancuara teknologjikisht, nuk ishte e mundur të arrihej fundi.

 

Vrimat blu janë pellgje nënujore, formimi i të cilave është për shkak të proceseve kimike të ushtruara nga uji në shkëmbinjtë gëlqerorë që ndodhën kur niveli i detit ishte dukshëm më i ulët, si në Pleistocen.

 

Brenda tyre lulëzojnë oazet ku koralet, sfungjerët, molusqet, breshkat e detit, peshkaqenë dhe shumë specie të tjera krijojnë habitatin e tyre, duke i shtuar një vlerë të pallogaritshme biodiversitetit detar.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page