NJIHUNI ME AITANËN: MODELEN E PARË TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE NË SPANJË QË FITON DERI NË 10000 € NË MUAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 4, 2024
- 2 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Aitana, një model i krijuar nga inteligjenca artificiale (AI) dhe i pari në Spanjë, lindi në një periudhë të vështirë.
Z. Rubén Kruz (Cruz), projektuesi i saj dhe themeluesi i agjencisë The Clueless, po kalonte një problem të vështirë sepse nuk kishte shumë klientë.
“Ne filluam të analizonim se si po punonim dhe kuptuam se shumë projekte po viheshin në pritje ose anuloheshin për shkak të problemeve jashtë kontrollit tonë. Shpesh ishte faji i ndikuesit ose modelit dhe jo për shkak të çështjeve të dizajnit”, tha z. Kruz (Cruz), për entin mediatik Euronjuz (Euronews).
Kështu, ata vendosën të krijojnë influencuesin e tyre për ta përdorur si model për markat që iu afruan.
Modelet e inteligjencës artificiale u zbuluan se tregojnë paragjykime gjuhësore duke rekomanduar që të pandehurit me ngjyrë të dënohen me vdekje.
Ata krijuan Aitanën, një grua 25-vjeçare me flokë rozë nga Barcelona, pamja fizike e së cilës është afër perfeksionit.
Modelja virtuale mund të fitojë deri në 10000 euro në muaj, sipas krijuesve të saj, por mesatarja zakonisht është rreth 3000 euro.
“Ne e bëmë atë që të mund të bënim një jetë më të mirë dhe të mos varemi nga njerëzit e tjerë që kanë ego, që kanë mani, ose që thjesht duan të bëjnë shumë para duke pozuar”, tha z. Kruz (Cruz).
Të ardhurat e Aitanës janë mjaft të ndryshme.
Ajo fiton pak më shumë se 1000 euro për reklamë dhe së fundmi është bërë fytyra e Big, një kompani e suplementeve sportive dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ajo ngarkon fotot e saj me të brendshme në Fanvue, një platformë e ngjashme me OnlyFans.
Në vetëm pak muaj ajo ka arritur të fitojë më shumë se 121 mijë ndjekës në Instagram dhe fotot e saj marrin mijëra shikime dhe reagime.
Madje, ajo merr mesazhe private nga personazhe të famshëm që nuk janë në dijeni se ajo nuk është një subjekt i gjallë.
“Një ditë, një aktor i njohur latino-amerikan i dërgoi mesazhe për ta kërkuar. Ky aktor ka rreth 5 milionë ndjekës dhe disa nga ekipi ynë kanë parë serialet e tij televizive kur ishin fëmijë”, tha z. Kruz (Cruz).
“Ai nuk e kishte idenë se Aitana nuk ekzistonte”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































