top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NDIKUESJA KLEVISA YMERI U DËNUA ME 4 VJET BURG NË KROACI | U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK KU VDIQËN STJEPAN DEREK DHE KATARINA DEREK: NË GJYQ DËSHMOI EDHE JONUZ ALIJA.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Zagreb, Kroaci | Ndikuesja (influencuesja) shqiptare Klevisa Ymeri u dënua me katër vjet heqje lirie nga autoritetet kroate të drejtësisë penale.

 

Ajo u akuzua se shkaktoi aksidentin automobilistik ku vdiqën dy qytetarë kroatë (motër dhe vëlla), konkretisht z. Stjepan Derek dhe znjsh. Katarina Derek.

 

Në gjyqin penal të zhvilluar ndaj znjsh. Ymeri dëshmoi me statusin e dëshmitarit z. Jonuz Alija, i cili, ishte pasagjer në automjetin “Mercedes-Benz” të saj.

 

Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana.


Këto të dyja po na ndiqnin pas më ‘BMW’.


Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh.


Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym.


Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë.


Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenjë”, dëshmoi z. Alija.

 

Zv/prokurorja e shtetit kroat Katarina Šosha dhe përfaqësuesi i familjes Đerek, avokati nga Zagrebi i quajtur Zvonimir Bodrozhiç (Bodrožić), njëzëri theksuan se e pandehura Ymeri ishte fajtore për aksidentin automobilistik.

 

Avokati i znjsh. Ymeri tha se eksperti auto-teknik që kishte qenë në vendin e ngjarjes, kishte nënvizuar se znjsh. Ymeri kishte tentuar që të mos parakalonte, kur kuptoi se një tjetër automjet po i vinte përballë, por e kishte humbur kontrollin e automjetit.

 

E pandehura Ymeri u shpreh si më poshtë vijon: “Ne po ecnim me shpejtësi 60 deri në 70 kilometra në orë dhe kur pashë se një Mercedes kishte parakaluar një automjet përpara meje, bëra shenjë të parakaloja dhe më pas pashë një automjet tjetër që vinte nga drejtim të kundërt me shpejtësi të lartë.


U përpoqa të mos parakaloja, por gjithçka ndodhi shpejt dhe pati një përplasje, dhe nuk mbaj më mend asgjë tjetër për shkak të tronditjes që pësova”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page