top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHËNDETËSISË ANULOI FINANCIMIN PREJ 60 MILIONË $ PËR HARVARDIN PËR SHKAK TË RASTEVE TË ANTISEMITIZMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i ShBA-ës njoftoi se po anulonte financimin federal prej 60 milionë $ për Universitetin e Harvardit, duke e akuzuar atë për dështim në adresimin e duhur të sjelljes antisemite dhe diskriminuese racore në kampus.

 

Për shkak të dështimeve të përsëritura të Universitetit të Harvardit për të adresuar ngacmimin antisemitik dhe diskriminimin racor, departamenti po ndërpret dhënien e shumë granteve shumëvjeçare për të gjithë kohëzgjatjen e tyre”, tha Departamenti i Shëndetësisë në një postim në platformën sociale virtuale Iks (X).

 

Në javët e fundit, administrata e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ka ngrirë ose anuluar gati 3 miliardë dollarë fonde dhe kontrata federale me universitetin.

 

Sipas departamentit, Harvardi vazhdoi të merrte në konsideratë përkatësinë etnike në proceset e pranimit të studentëve dhe dështoi të ndalonte format e diskriminimit ndaj studentëve hebrenj, veçanërisht të lidhura me protestat pro-palestineze që kanë prekur shumë kampuse amerikane vitin e kaluar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page