BOSNJË: FILLOI NDËRTIMI I TERMOCENTRALIT MË TË MADH DIELLOR NË VEND | INVESTIMI RRETH 100 MILIONË €; PRODHIM VJETOR I PRITUR I ENERGJISË ELEKTRIKE PREJ 200 MILIONË KILOVAT ORËSH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë | Ndërtimi i termocentralit më të madh diellor në vend, i vendosur pranë qytetit Stolac, ka filluar në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Projekti do të ketë një kapacitet prej 125 megavat orësh dhe përfaqëson një investim të rëndësishëm në burimet e energjisë së rinovueshme të vendit”, sipas faqes së lajmeve “Biznis”.
Investimi i përgjithshëm vlerësohet në rreth 100 milionë euro, për një prodhim vjetor të pritur të energjisë elektrike prej 200 milionë kilovat orësh.
Punimet pritet të përfundojnë deri në pranverën e vitit 2026.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments