top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARRËDHËNIET EKONOMIKE RUSI-KINË: MBI 3000 PJESËMARRËS NË FORUMIN E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK TË KHABAROVSKUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Khabarovsk, Federata Ruse | Forumi Rusi-Kinë, një ngjarje dy-ditore dypalëshe që tërhoqi më shumë se 3000 pjesëmarrës, përfshirë udhëheqës biznesi, zyrtarë qeveritarë, ekspertë të industrisë dhe akademikë, filloi dje në Khabarovsk, në Lindjen e Largët të Rusisë.

 

Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve “Xinhua”.

 

Në fjalën e tij të hapjes, Guvernatori i Territorit të Khabarovskit, Dmitri (Dmitry) Demeshin theksoi forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Kinën, veçanërisht në fushat e industrisë, energjisë dhe transportit.

 

Ne po ndërtojmë jo vetëm një urë fizike, por edhe një urë besimi, mirëkuptimi të ndërsjellë dhe prosperiteti të përbashkët”, tha ai.

 

Në të njëjtin rast, Konsulli i Përgjithshëm Kinez në Khabarovsk, Jiang Shiajang (Xiaoyang), theksoi rolin strategjik të territorit si një qendër logjistike, industriale dhe teknologjike e Lindjes së Largët Ruse, si dhe mundësitë e gjera për bashkëpunim me Pekinin.

 

Forumi do të përfshijë më shumë se 30 seanca plenare dhe nënforume, duke u përqendruar në zhvillimin e përbashkët të Ishullit Bolshoy Ussuriysky (i njohur në Kinë si Heixiazi), zgjerimin e bashkëpunimit rajonal në fushat e ekonomisë, energjisë, logjistikës dhe kulturës, si dhe takime midis biznesmenëve rusë dhe kinezë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page