top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INSTITUCIONI I EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE NË BRADASHESH NUK MUNDET TË ZBATOJË VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË PËR LIRIMIN NGA QELIA TË KRESHNIK FARRUKUT (I NJOHUR EDHE SI KRESHNIK BUDLLA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Bradashesh, Elbasan, Shqipëri | Burgu i Bradasheshit refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” për:

1- Z. Kreshnik Farruku (i njohur edhe si Kreshnik Budlla).

 

Vendimi për masën e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” ishte marrë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në kuadër të procedurës penale të ekstradimit të tij drejt autoriteteve të Drejtësisë Penale të Republikës së Italisë.

 

Familjarët e tij e kanë cilësuar mbajtjen e tij ende në paraburgim si cënim të Lirisë dhe të të Drejtave të Njeriut.

 

IEVP-ja Bradashesh pretendon se i kryen veprimet proceduriale penale mbështetur mbi akte të shkruara që do të duhet të shkojnë atje nga Gjykata e Lartë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page