top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA LIGJËROI NË KONFERENCËN E KURSIT TË STUDIMEVE TË LARTA TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË FRANCËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Ilir Proda në fjalën e tij gjatë konferencës së sotme të kursit të studimeve të larta të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Francës paraqiti rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit, strukturën organizative, si dhe reformat për modernizimin e saj, në funksion të arritjes së standarteve më të larta euro-atlantike.

 

Drejtori Proda theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndau sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve.

 

Policia e Shtetit ka kaluar dhe po kalon nëpër procese reformimi me qëllim rritjen e profesionalizmit, transparencës dhe besimit të publikut.


Janë bërë përpjekje për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve si dhe përdorimin e teknologjisë moderne për hetim dhe kontroll në territor.


Policia e Shtetit është një institucion kyç për funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e qytetarëve.


Reformat e mëtejshme, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me komunitetin janë thelbësore për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij institucioni”, denoncoi drejtori Proda.

 

Gjatë konferencës ligjëruan:

1- Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati.

2- Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku.

 

Drejtori Nallbati prezantoi operacionet e shumta të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

 

Drejtor Boshnjaku pasqyroi transformimin e Policisë Kufitare, si dhe rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse kundër krimeve kufitare.

 

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes institucioneve të sigurisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page