SENATI ITALIAN MIRATOI DEKRETIN PËR QENDRAT E EMIGRANTËVE NË SHQIPËRI TË CILAT SHËNDRROHEN NË QENDRA RIATDHESIMI PËR PERSONAT E DËBUAR NGA ITALIA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 13 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | Senati italian miratoi dekretin për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, duke e shndërruar në ligj, me 90 vota pro, 56 kundër dhe një abstenim.
Dekreti lejon përdorimin e qendrave të emigrantëve të hapura në Shqipëri, në veçanti atë të Gjaderit, si Qendra Riatdhesimi.
Teksti u miratua nga Senati në kohë rekord me një votëbesim, mes protestave të opozitës dhe nga ana tjetër mazhoranca e cila thotë se është model të virtytshëm dhe pikë referimi për shumë vende evropiane.
Senatori Marko (Marco) Lisei i subjektit politik “Fratelli d’Italia” theksoi më pas se qendrat e hapura në Shqipëri do të funksionojnë, ashtu siç tha kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni në shtator.
Masa përmban dispozita urgjente kundër imigracionit të parregullt dhe zbaton protokollin për emigrantët, e nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria.
Në fakt, ajo e shndërron qendrën të Gjaderit në Qendër Riatdhesimi për transferimin e emigrantëve të destinuar për dëbim nga Italia.
Rregulli, i modifikuar nga Monteçitorio (Montecitorio), do të lejojë tejkalimin e ngërçit në qendrat shqiptare, të cilat, kanë mbetur kryesisht të pashfrytëzuara deri më tani, sepse gjyqtarët në mënyrë të përsëritur nuk kanë vërtetuar ndalimin e emigrantëve atje, pa marrë parasysh as kontrastin dhe as normat evropiane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments