KROACI: KLEVISA YMERI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK KU VDIQËN DY VETA | U VENDOS NË PARABURGIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 15, 2024
- 1 min read
Rotaç, Kroaci | Znjsh. Klevisa Ymeri, me moshë 29 vjeçe, u vendos në masë sigurimi (paraburgim) tridhjetë ditor, sepse, akuzohet se u përfshi në një aksident automobilistik që ngjau martën, rreth orës 20:30, në rrugën D-8, në zonën e Rataçit, afër Sllanos.
Ajo ishte në drejtimin e një autoveture, kur u përfshi në aksident automobilistik me një tjetër automjet, që drejtohej nga një qytetar kroat, me moshë 21 vjeç.
Si pasojë e aksidentit automobilistik vdiqën dy qyetarë (vëlla e motër, me moshë 21 dhe 19 vjeç).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit