MONA LISA MBETET NË LUVËR: KËSHILLI I SHTETIT REFUZOI KËRKESËN E ATYRE QË PRETENDOJNË LIDHJE ME LEONARDO DA VINÇIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 14, 2024
- 2 min read
Paris, Francë | Mona Lisa mund të qëndrojë aty ku ka qenë për 227 vjet, në Muzeun e Luvrit në Paris.
Këshilli i Shtetit Francez hodhi poshtë sot ankesën e një shoqate e cila pretendonte se Mbreti i Francës Françesku I kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme veprën në vitin 1519.
Ashtu siç kërkohet nga International Restitutions, një organizatë misterioze, selia dhe anëtarët e së cilës nuk dihen, kërkesa qartësisht e papranueshme u refuzua me një gjobë prej 3000 eurosh për një proces gjyqësor të pamatur.
Shoqata pretendoi se vepronte në emër të pasardhësve të trashëgimtarëve të artistit Leonardo da Vinçi, pa treguar megjithatë se cilët ishin ata, dhe për rrjedhojë nuk kishin mandat përfaqësimi prej tyre.
Gjyqtarët sqaruan se kjo e drejtë hipotetike do t'u takonte vetëm atyre, duke arritur në përfundimin se në çdo rast një institucion modern republikan nuk mund të thirret për të vendosur për çështje që datojnë që nga koha e regjimit të lashtë.
Kjo nuk është përpjekja e parë e çuditshme nga International Restitutions për të nxitur ruajtjen e veprave të artit.
“Në vitin 2022, shoqata kërkoi që veprat e grabitura nga Pallati Veror në Pekin nga trupat franceze në vitin 1860 të përjashtoheshin nga veprat e ekspozuara në Kështjellën Fontainebleau. Gjithashtu në këtë rast Këshilli i Shtetit ia ktheu kërkesën dërguesit, duke argumentuar se organit shtetëror i mungonte legjitimiteti ligjor për të shprehur mendimin e tij.”
Mona Lisa ka qenë në Francë që nga viti 1516, kur artisti Leonardo da Vinci, i cili, kishte rënë në favorin e Shtëpisë së Mediçëve, u vu nën mbrojtjen e Françeskut I.
Me të mbërritur në Francë ai solli me vete disa nga pikturat e tij, duke përfshirë portretin e Mona Lizës legjendare, i krijuar midis viteve 1503 dhe 1506.
Ai ia ofroi veprat e tij sovranit francez, i cili në këmbim i pagoi një pension të konsiderueshëm.
Piktura më e famshme në botë u bë pjesë e koleksioneve mbretërore dhe që nga viti 1797 hyri në katalogun e Luvrit.
Gjithçka sugjeron se ajo do të qëndrojë atje për një kohë të gjatë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































