MISTERI NË HONDURAS: PESHQIT BIEN NGA QIELLI NË FORMË SHIU NË QYTETIN JORO (YORO) | SHKENCA KA NGRITUR DUART PËRPJETË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 6, 2024
- 2 min read
Joro, Honduras | Edhe këtë vit në qytetin Joro (Yoro) të Hondurasit ka ndodhur një fenomen sa befasues aq edhe unik: shiu i peshkut.
Ngjarja zhvillohet të paktën një ose dy herë në vit, zakonisht gjatë muajve maj dhe qershor.
FENOMENI I SHIUT TË PESHKUT.
Fenomeni i shiut të peshkut ka magjepsur si shkencëtarët ashtu edhe banorët vendas.
Dëshmitë e para të këtij shiu të çuditshëm datojnë në shekullin e 19-të, por që nga viti 1998 Joro (Yoro) ka vendosur të krijojë një festival vjetor për të festuar këtë ngjarje misterioze.
SHPJEGIME TË MUNDSHME.
Shpjegimet për shkakun e këtij shiu të pazakontë janë të ndryshme dhe në të njëjtën kohë sugjestionuese.
Disa shkencëtarë supozojnë se fenomeni është për shkak të erërave të forta ose rrjedhjeve ujore, të cilat i nxjerrin peshqit nga ujërat e detit dhe i transportojnë drejt qytetit.
Megjithatë, ky shpjegim ngre shqetësime, duke pasur parasysh se Oqeani Atlantik, burimi më i afërt detar, është rreth 72 km nga Joro (Yoro).
Një teori tjetër, më e besueshme sugjeron se peshqit e kanë origjinën në ujërat e ëmbla, që vijnë nga lumenjtë e afërt ose nga një sistem shpellash nëntokësore.
Në përgjigje të ndryshimeve sezonale, peshqit lëviznin përmes rrymave ujore nëntokësore për të arritur në sipërfaqe.
Shirat e dendur pasues i largojnë peshqit nga ky habitat dhe uji tërhiqet duke e lënë peshkun të bllokuar.
Megjithatë, disa legjenda lokale ia atribuojnë këtë fenomen ndërhyrjeve hyjnore.
Njëra prej tyre tregon historinë e një prifti katolik në vitet 1800, lutjet e dëshpëruara të të cilit drejtuar Zotit për të lehtësuar vuajtjet e komunitetit të tij të goditur nga uria shkaktuan shiun e parë të peshkut.
NJË MISTER NATYROR.
Pavarësisht disa shpjegimeve të propozuara, misteri i shiut të peshkut vazhdon të sfidojë mirëkuptimin dhe Joro (Yoro) nuk është i vetmi vend ku ndodh ky fenomen.
Incidente të ngjashme janë raportuar edhe në Yasuj, Iran gjatë viteve.
Pavarësisht, shiu i peshkut mbetet një nga misteret më magjepsëse dhe intriguese të natyrës, duke nxitur reflektim mbi mrekullitë dhe kompleksitetin e natyrës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































