top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MALI | SULME TË KOORDINUARA NGA ORGANIZATAT XHIHADISTE NË MBARË VENDIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Bamako, Mali | Sulme të koordinuara nga grupe të armatosura xhihadiste janë duke u zhvilluar në të gjithë Malin dhe kryeqytetin e vendit.


Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ushtria tha se luftimet vazhdojnë, duke shtuar se forcat tona të mbrojtjes dhe të sigurisë janë aktualisht të angazhuara në sprapsjen e sulmuesve.


Dëshmitarët i treguan agjencisë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters) për shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri rreth bazës ushtarake Kati, një bazë e madhe jashtë kryeqytetit.


Ushtarët janë vendosur për të bllokuar rrugët në zonë.


Gjithashtu ka njoftime për sulme në Gao dhe Kidal në veri dhe në Sevare në Malin qendror.


Edhe pse disa banorë thonë se shumica e pjesëve të Bamakos janë të qeta, ende ka njoftime për të shtëna me armë zjarri.


Sipas informacioneve nga enti mediatik britanik “Bbc” autoritetet e sigurisë kanë ngritur pika kontrolli në rrugët që të çojnë në aeroport dhe po kryejnë kontrolle të automjeteve.


Kreu i Programit Sahel, në Fondacionin Konrad Adenauer në Mali, Ulf Laessing, i tha entit mediatik britanik “Bbc” se incidenti dukej të ishte sulmi më i madh i koordinuar xhihadist në Mali në vitet e fundit.


Ushtria e Malit tha se po luftonte kundër grupeve terroriste të paidentifikuara dhe shpjegoi se situata ishte nën kontroll.


Sipas entit mediatik britanik “Bbc”, videot që qarkullojnë në mediat sociale sugjerojnë pjesëmarrjen e grupit xhihadist Jama'at Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM) dhe rebelëve të Frontit për Çlirimin e Azawad Tuareg (FLA).


Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Libisë (UÇL), Mohamed Elmaouloud Ramadan, tha në mediat sociale virtuale se forcat e tij kishin marrë kontrollin e disa pikave në qytetet Gao dhe Kidal.


Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve fqinje Burkina Faso dhe Niger që të mos ndërhyjnë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page