top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | AUTORITETI KOMBËTAR PËR SIGURINË KIBERNETIKE (AKSK) BËN APEL TË MOS BINI PRE E MESAZHEVE MASHTRUESE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) apeloi qytetarët duke tërhequr vëmendjen mbi rritjen e rasteve të mesazheve mashtruese (SMS), të njohura si smishing, të cilat, paraqiten si komunikime zyrtare nga institucione publike, banka apo kompani shërbimesh.


Këto mesazhe synojnë të manipulojnë përdoruesit përmes krijimit të ndjenjës së urgjencës apo besimit, duke i drejtuar ata drejt faqeve të rreme (phishing) me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare.


AKSK-ja bën thirrje që të mos trokisni (klikoni) linqe të dyshimta, të mos hapni linqe të dërguara përmes SMS, email apo rrjeteve sociale nga burime të panjohura ose të pakonfirmuara.


Mos ndani të dhëna sensitive si numrin e kartës bankare, CVV / PIN apo OTP (kod verifikimi).


AKSK-ja u kërkon qytetarëve që të verifikojnë adresën (URL), për të pasur kujdes nga domain-et e rreme që imitojnë faqet zyrtare.


Formulime si “Keni një pagesë të papaguar”, “Llogaria juaj do të bllokohet” dhe “Veproni menjëherë” janë shpesh tentativa mashtrimi, thuhet në njoftim.


Shenjat kryesore të smishing janë mesazhe të papritura, linqe të pazakonta, kërkesa për pagesa urgjente, kërkesa për të dhëna personale dhe gabime drejtshkrimore ose formulime jo profesionale.


Nëse keni klikuar një link të dyshimtë, AKSK-ja sugjeron që të mos plotësoni asnjë të dhënë, të mbyllni menjëherë faqen, të ndryshoni fjalëkalimet tuaja dhe të kontaktoni menjëherë institucionin përkatës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page