top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETI FELIPE VI-ërt I SPANJËS I DHA ÇMIMIN “CERVANTES” PËR VITIN 2025 AUTORIT MEKSIKAN GONZALO SELORIO (CELORIO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Mbreti Felipe VI-ërt i Spanjës ia dha Çmimin “Cervantes” për vitin 2025 autorit meksikan Gonzalo Selorio (Celorio) gjatë një ceremonie në Universitetin e Alcala de Henares.


Kombësia meksikane nuk mund të ndahet nga historia dhe kultura spanjolle që janë të natyrshme për të”, tha ai - duke pranuar çmimin më të lartë letrar hispanik.


Nga ana e tij, sovrani spanjoll theksoi dashurinë e tyre të thellë të përbashkët, duke deklaruar se Meksika dhe Spanja janë më shumë sesa vende vëllazërore dhe se ato janë kultura të ndërthurura nga gjuha dhe kultura.


Ceremonia e dhënies së çmimit vjen në mes të një periudhe tensionesh diplomatike dypalëshe.


Marrëdhëniet kishin qenë të tendosura vitet e fundit për shkak të kërkesës së Meksikës për një kërkim falje për pushtimin, por pranimet e fundit nga Mbreti për abuzimet e së kaluarës dhe vizita e Presidentes meksikane KLaudia (Claudia) Sheinbaum në një samit në Spanjë kanë çuar në një fazë të normalizimit institucional.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page