INDI | PËR TË VIZITUAR TEMPULLIN GANGOTRI ËSHTË E DETYRUESHME PIRJA E URINËS SË LOPES.

Dehli i Ri, Indi | Në tempullin Gangotri, një nga destinacionet më të njohura të pelegrinazhit hindu në shtetin himalajan të Uttarakhand-it, besimtarët duhet të pinë një pije që përmban urinë lope për t'u lejuar të hyjnë në faltoren që përmban pamjen e perëndeshës Ganga, së cilës, i është kushtuar.
Rregulli i ri, i menduar si një praktikë e besimit të vërtetë, u njoftua nga komiteti i menaxhimit të vendit.
“Vetëm ata që dëshirojnë të vizitojnë tempullin nga kurioziteti do të ngrenë kundërshtime dhe nuk do të pranohen”, tha Kryetari i Komitetit Dharmendra Semual (Semwal).
Gota që përmban lëngun e shenjtë do të ofrohet nga rojet e tempullit.
Pritet që shumica e besimtarëve të bien dakord ta pinë.
Arritja në tempull, një nga katër në një shteg në lartësi të madhe, në mbi 3000 metra mbi nivelin e detit, kërkon një udhëtim sfidues dhe përpjekje të konsiderueshme fizike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments