TIRANË | POLICIA E SHTETIT U BËN APEL QYTETARËVE TË KENË KUJDES NGA NJË SKEMË MASHTRIMI ONLINE E CILA U ZHAVAT PARATË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit, e Republikës së Shqipërisë, informon qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.
Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS dhe adresa e-maili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.
“Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare.
Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
“Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta: Kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të bllokuar kartën/llogarinë dhe për të marrë masat përkatëse si dhe denonconi rastet pranë Policisë së Shtetit. Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve”, tha Policia e Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments