top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI DO TË TAKOJË PRINCIN E KURORËS MOHAMMED BIN SALMAN (MBS) NË ARABINË SAUDITE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski do të udhëtojë për në Arabinë Saudite për t'u takuar me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman (MBS)”.


Kështu tha një zyrtar i lartë ukrainas për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.


Presidenti Zelenski kishte vizituar Arabinë Saudite në fund të muajit mars, një nga shtetet e Gjirit ku Kievi ka dërguar ekspertë për t'iu kundërvënë sulmeve me dronë të projektuara nga Irani.


Me atë rast, ai nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje me Riadin, pa dhënë detaje.


Ukraina gjithashtu përfundoi një seri tjetër marrëveshjesh dhjetëvjeçare për bashkëpunim ushtarak me disa shtete të Gjirit, të cilat, u vunë në shënjestër nga dronët dhe raketat iraniane.


Që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme, pas bombardimeve izraelito-amerikane të Iranit në fund të muajit shkurt, Kievi e ka pozicionuar veten si ekspert në kundërshtimin e sulmeve me dron të projektuara nga Irani.


Forcat ukrainase, të cilat, kanë luftuar pushtimin rus për më shumë se katër vjet, kapin këto lloje dronësh të lëshuar kundër Ukrainës çdo ditë, ditë e natë.


Arabia Saudite mban marrëdhënie të mira si me Kievin ashtu edhe me Moskën.


Riadi ka organizuar disa raunde negociatash midis dy vendeve për t'i dhënë fund konfliktit më të përgjakshëm të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page