PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): FILLONI ME RAUNDIN E PARË TË NEGOCIATAVE PËR PRANIMIN E UKRAINËS NË BASHKIMIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Nikozi, Qipro | “Sot kemi ndërmarrë dy hapa shumë të rëndësishëm drejt arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Së pari, ne kemi forcuar forcat ukrainase dhe aftësinë e tyre për të vazhduar luftimet dhe për të mbrojtur veten.
Hapi i dytë ishte rritja e presionit mbi Rusinë, për ta shtyrë atë që të angazhohet seriozisht në negociatat e paqes.
Tani është koha për të parë përpara dhe për të përgatitur hapin tjetër; nisjen e raundit të parë të bisedimeve mbi pranimin e Kievit në Bashkimin Evropian”.
Kështu tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa) - gjatë një konference për shtyp me Presidentin Volodimir Zelenski dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Qipro.
“Ne i kemi arritur qëllimet tona në këto dy hapa dhe do t'i arrijmë ato në hapin tjetër”, tha ai.
Gjatë takimit trepalësh të mbajtur në margjinat e samitit të Bashkimin Evropian në Shën Napë (Ayia Napa), në një deklaratë të përbashkët thuhet se ata vlerësuan progresin e rëndësishëm të bërë nga Ukraina në rrugën e saj drejt pranimit në Bashkimin Evropian dhe kërkuan hapjen e menjëhershme të kapitujve të parë negociues.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments