top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESI I POSAÇËM I OKB-së XHEK KRISTOFIDHES (JACK CHRISTOFIDES): NJË FORCË E RE SHUMËKOMBËSHE KUNDËR BANDAVE KRIMINALE DO TË VENDOSET NË HAITI MUAJT E ARDHSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Port Au Prince, Haiti | Një forcë e re shumëkombëshe për të luftuar bandat kriminale do të vendoset gradualisht gjatë muajve të ardhshëm”.


Kështu njoftoi Përfaqësuesi Special i OKB-së, Xhek Kristofidhes (Jack Christofides).


Zyrtari informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Forca e Shtypjes së Bandave do të fillojë të zëvendësojë Misionin aktual Shumëkombësh për të Mbështetur Policinë e Haitit, me qëllim rivendosjen e kontrollit shtetëror në një vend të rrënuar nga dhuna dhe zhvendosja masive.


Vendimi për të formuar dhe vendosur forcën e re i përgjigjet situatës kritike të sigurisë në Haiti, ku bandat e armatosura kontrollojnë zona të gjera, veçanërisht në kryeqytetin, Port o Prins (Port-au-Prince).


Plani i miratuar nga Këshilli i Sigurimit parashikon vendosjen e deri në 5500 oficerëve ushtarakë dhe policorë nga vende të ndryshme, me fazën e parë që tashmë sheh mbërritjen e 400 ushtarëve nga Çadi.


Forca e re do të zëvendësojë gradualisht Misionin, i cili, fillimisht numëronte rreth një mijë veta personel, por u përball me kufizime për shkak të mungesës së pajisjeve dhe fondeve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page