top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOGADISHU; SOMALI | GRUPI RADIKAL TERRORIST ISLAMIST AL-SHABAAB MORI KONTROLLIN E QYTETIT STRATEGJIK TË MAKSAS (MAXAAS) NË SOMALINË QENDRORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 3
  • 1 min read
ree

Mogadishu, Somali | Grupi radikal islamist Al-Shabaab ka marrë kontrollin e qytetit strategjik të Maksas (Maxaas) në Somalinë qendrore pas luftimeve të ashpra me ushtrinë dhe milicitë lokale, sipas burimeve ushtarake.


Al-Shabaab, militantët e të cilit janë të lidhur me Al-Kaedën, ka marrë kontrollin e dhjetëra qyteteve dhe fshatrave që nga nisja e ofensivës së saj në fillim të këtij viti, duke përmbysur pothuajse të gjitha fitimet e bëra nga qeveria gjatë fushatës së saj ushtarake të viteve 2022 dhe 2023.


Në një deklaratë, Al-Shabaab pretendoi se kishte marrë kontrollin e qytetit të Maksas (Maxaas), i cili, ndodhet rreth 300 kilometra nga kryeqyteti, Mogadishu, i konsideruar si një qendër strategjike për transportin dhe logjistikën në rajon.


Anëtarët e Ushtrisë Kombëtare Somaleze konfirmuan rënien e Maksas (Maxaas), por thanë se ishte një tërheqje taktike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page