top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KALAJA MBRESËLËNËSE CILINDRIKE E ROMËS E NJOHUR EDHE SI KALAJA E SHËN ENGJËLLIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 21, 2024
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | Ajo qëndron si një simbol intrigues i historisë së pasur, rëndësisë arkitekturore dhe legjendave magjepsëse, duke i dhënë kështjellës një status të merituar fuqie dhe madhështie.

 

Çuditërisht, Kështjella e Shën Engjëllit (Castel Sant'Angelo) fillimisht ishte porositur si një mauzoleum për perandorin Hadrion dhe familjen e tij gjatë shekullit të dytë pas Krishtit, por kishte evoluar për të shërbyer për shumë qëllime, duke përfshirë shndërrimin në një kështjellë, një burg për opozitën politike, dhe një vend strehimi për figurat fetare.

 

Një aspekt befasues është lidhja e saj e ngushtë me Vatikanin: një pasazh sekret, i njohur si Passetto di Borxho (Borgo), lidh kështjellën me vendin më të vogël në botë, duke siguruar një rrugë të sigurt shpëtimi për çdo papë gjatë kohës së rrezikut dhe destabilitetit, duke çuar për shumë histori befasuese nga e kaluara.

 

Gjatë shekujve, kështjella ka dëshmuar beteja, rrethime dhe transformime të shumta, duke u bërë një simbol i fuqisë dhe qëndrueshmërisë, duke ruajtur me zell hyrjen në qytetin e madh të Romës.

 

Muret e saj të fortifikuara, skulpturat magjepsëse dhe arkitektura monumentale ilustron rëndësinë e saj historike, si një fortesë strategjike mbrojtëse dhe një ndikim kulturor si i Romës së lashtë, ashtu edhe i periudhës së Rilindjes.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page