top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: BURRAT MARTOHEN 36 VJEÇ | GRATË NË MOSHËN 33 VJEÇE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 15, 2024
  • 2 min read
ree

Romë, Itali | Të rinjtë e sotëm kanë tranzicione gjithnjë e më të zgjatura drejt moshës madhore.

 

Në vitin 2022, 67.4% e moshave 18-34 vjeç jetonin me familje, me gati tetë pikë më shumë se në vitin 2002 (59.7%).

 

Mund ta lexojmë në raportin vjetor të Istat-it italian i cili nënvizon se si vlerat janë rreth 75% në Kampanjia (Campania) dhe në Pulia (Puglia).

 

Martesa dhe lindja gjithashtu shtyhen. Në vitin 2022, mosha mesatare në martesën (e parë) është 36.5 vjeç për dhëndrin (31.7 në vitin 2002), dhe 33.6 për nusen (28.9 në vitin 2002); mosha e lindjes së parë për gratë u rrit në 31.6 vjeç, krahasuar me 29.7 në vitin 2002.

 

FAMILJET PO NDRYSHOJNË: MË SHUMË BEQARË DHE ÇIFTE TË PAMARTUARA.

 

Në Itali metodat e reja të formimit të familjes janë përhapur në mënyrë progresive.

 

Në 2022-2023, çiftet e pamartuara, familjet e rindërtuara, beqarët jo të veja dhe prindërit e vetëm jo të ve, përfaqësojnë 39.7% të totalit të familjeve.

 

Këtë e nënvizoi presidenti i Istat-it italian Françesko Maria Çeli (Francesco Maria Chelli), duke paraqitur raportin vjetor të Institutit dhe u shpreh se në vitet 2002-2003, këto familje ishin 21.9.

 

Në përgjithësi - shpjegon ai - janë mbi 18 milion e gjysmë individë, pothuajse një e treta e popullsisë. Janë mbi të gjitha fëmijët dhe të rinjtë deri në 24 vjeç, ata që jetojnë gjithnjë e më shumë me prindër të pamartuar ose nëna beqare të prekur nga transformimet e modeleve familjare.

 

Në të njëjtën periudhë, midis të rriturve midis moshave 25 dhe 64 vjeç, përqindja e atyre që jetojnë pa partner u dyfishua, nga 10.9% në 22.1% të totalit.

 

Përqindja u rrit nga 5.4 në 14.6% përqind e atyre që jetojnë me një partner  të martuar, ose në familje të martuara në të cilat të paktën njëri nga dy bashkëshortët është nga një martesë e mëparshme.

 

Edhe të moshuarit janë prekur nga mënyra të reja të krijimit të familjes: ata që jetojnë vetëm janë rritur, duke filluar nga mosha 65 vjeçare, jo vetëm si pasojë e vejushmërisë. Tek moshat 65-74, është rritur numri i njerëzve që eksperimentojnë bashkime dhe dasma të dyta.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page