ISH-KAMPIONI I BOTËS NË ÇIKLIZËM ROMANS VAINSTEINS U ARRESTUA NË BERGAMO | AKUZOHET PËR SHKELJE TË DETYRIMEVE TË MBËSHTETJES FAMILJARE; I DËNUAR ME 4 MUAJ BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 10
- 1 min read

Leko (Lecco), Itali | Ish-çiklisti Romans Vainsteins, kampion i botës në Plouay në vitin 2000, u arrestua në aeroportin Orio al Serio (Bergamo), ku sapo kishte zbritur nga Riga (Letoni).
Burri, një 52-vjeçar letonez, duhet të vuajë 4 muaj për shkelje të detyrimeve të mbështetjes familjare dhe pas përfundimit të procedurave formale u dërgua në burgun e Bergamos.
Arrestimi i ish-sportistit u krye nga Karabinierët e komandës provinciale të Lekos (Lecco).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments