BERGAMO; ITALI | KLINTON SALA + DENIS CANA + OSKAR ANXHIOLETI (OSCAR ANGIOLETTI) U PËRFSHINË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË “UNAZËN E BERGAMOS”; MBETËN TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bergamo, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në Unazën e Bergamos, pranë Stecanos (Stezzano).
Si pasojë, mbetën të vdekur:
1- Z. Klinton Sala, me moshë 23 vjeç, drejtues i një automjeti tip “Mercedes-Benz”, nga Melco (Melzo) - Milano.
2- Z. Denis Cana, me moshë 21 vjeç, pasagjer, nga Lodi.
3- Z. Oskar Anxhioleti (Oscar Angioletti), me moshë 62 vjeç, nga Zanika (Zanica) e Bergamos, pasagjer në një automjet tip furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, i cili, mbeti i plagosur rëndë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments