SIRI | FORCAT E SIGURISË KRYEN OPERACIONE PARANDALUESE KUNDËR CELULAVE TË SHTETIT ISLAMIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Damask, Siri | “Siria ka kryer operacione parandaluese në të gjithë vendin duke synuar celulat e Shtetit Islamik”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
“Forcat siriane të sigurisë kryen 61 bastisje, me 71 persona të arrestuar dhe eksplozivë dhe armë të sekuestruara”, tha zëdhënësi për televizionin shtetëror “Al Ekhbariya”.
Sulmet vijnë përpara një udhëtimi të Presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Uashington për t'u takuar me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe për t'u bashkuar me një koalicion kundër Shtetit Islamik të udhëhequr nga ShBA-ës.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Pentagoni nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
“Uashingtoni po përgatitet të krijojë një prani ushtarake në një bazë ajrore në Damask për të ndihmuar në mundësimin e një pakti sigurie që ShBA-ës po ndërmjetësojnë midis Sirisë dhe Izraelit”, thanë më parë gjashtë burime të njohura me çështjen për agjencinë kandeze të lajmeve Rojtërs (Reuters).
Një zyrtar i administratës amerikane tha se Uashingtoni po vlerësonte vazhdimisht qëndrimin e tij të nevojshëm në Siri për të luftuar në mënyrë efektive Shtetin Islamik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments