top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS MBROJTI LIGJIN NDËRKOMBËTAR NË RAPORT ME SULMET AMERIKANE NË KARAIBE KUNDËR TRAFIKANTËVE TË DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Shën Martë, Kolumbi | Përfaqësuesja kryesore diplomatike e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, përsëriti qëndrimin e qartë të bllokut në mbrojtje të ligjit ndërkombëtar në lidhje me sulmet e udhëhequra nga ShBA-ës ndaj anijeve të dyshuara për trafikantë droge në Karaibe, të cilat, vranë afërsisht 70 subjekte; akte të cilat, u dënuan nga OKB-ja dhe organizatat humanitare si vrasje jashtëgjyqësore.


Pozicioni i Bashkimit Evropian është i qartë; përdorimi i forcës është legjitim vetëm në vetëmbrojtje ose në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, deklaroi Përfaqësuesja Kallas pas mbërritjes së saj në Shën Martë (Santa Marta), Kolumbi, ku po zhvillohet samiti i katërt CELAC-BE.


Delegatët nga 33 vende dhe mbi 20 organizata ndërkombëtare po punojnë për një deklaratë të përbashkët që përfshin një përgjigje ndaj sulmeve të ShBA-ës, si dhe angazhime të përbashkëta për klimën, sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar.


Mund të jemi gjeografikisht të largët, por ndajmë të njëjtat vlera; besojmë në të drejtën ndërkombëtare, sundimin e ligjit dhe demokracinë”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page