top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA “META” LËSHOI VIBES (NJË APLIKACION PËR KRIJIMIN DHE NDARJEN E VIDEOVE ME ANË TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 32 minutes ago
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Kompania “Meta” ka njoftuar një përditësim për aplikacionin e saj Meta AI, i cili, tani është i disponueshëm globalisht.


Versioni i ri, i cili, përfshin Vibes, një rrjet social mini që shfaq video të krijuara me inteligjencë artificiale, tani po lançohet në vendet e Bashkimit Evropian.


Kjo është një sfidë për OpenAI, i cili, disa javë më parë lançoi modelin Sora 2 vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, me të njëjtin qëllim për t'u pozicionuar si një rrjet social për video të krijuara me inteligjencë artificiale gjeneruese.


Përditësimi i Meta AI aktualisht po shpërndahet në vende të ndryshme.


Njerëzit në të gjithë Evropën do të kenë qasje në Vibes, një burim i ri i dedikuar për krijimin dhe ndarjen e videove të shkurtra të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, brenda aplikacionit Meta AI.


Do të jeni në gjendje të eksploroni një burim të personalizuar që paraqet video dhe përmbajtje të gjeneruara nga IA nga krijuesit dhe komunitetet, të cilat, gradualisht do të përshtaten me interesat tuaja. Krijimi multimedial është në zemër të përvojës”, thuhet në një deklaratë.


Videot e krijuara me IA mund të ndahen vetëm në Vibes ose në Instagram dhe Facebook Stories, si dhe në modalitetin Reels.


Për të provuar të zvogëlojë ndikimin e deepfakes të mundshme, aplikacioni do të shfaqë një njoftim - udhëzimet me tekst që e gjeneruan atë - nën çdo klip.


Sipas Kompanisë “Meta”, që nga lançimi i tij në Shtetet e Bashkuara, Vibes ka frymëzuar krijimin e mbi 20 miliardë imazheve me mjete të mundësuara nga IA, dhe gjenerimi i medias është rritur më shumë se dhjetëfish.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page